Gazetari: Sylvinho duhet të reflektojë për Muçin, goli i Brojës erdhi në kohën e duhur
Gazetari sportiv Fatjon Baze ishte i ftuar në emisionin “Kubi Sportiv”, në Euronews Albania ku analizoi rezultatet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Drilon Xhepollari, Baze u ndal fillimisht te situata e Partizanit. Ai theksoi se, pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Egnatias dhe Dinamos, të kuqtë vazhdojnë të kenë potencialin dhe kualitetin e nevojshëm për të arritur objektivin e sezonit, “Final 4”.
“Në këndvështrimin tim, pavarësisht humbjeve me dy ekipet më të forta të Superiores, Egnatian dhe Dinamon, Partizani i ka ende të gjitha mundësitë për të kapur ‘Final 4’. Bëhet fjalë për një skuadër me organikë cilësore, e cila, pas një starti negativ, është ringritur dhe është sërish në garë,” – u shpreh Baze. Ai shtoi se humbja e fundit në ‘Arenën e Demave’ ishte e pamerituar, duke nënvizuar se me konkretizim më të mirë para porte, Partizani mund të kishte marrë më shumë nga ajo përballje, ndonëse Dinamo, sipas tij, nuk “vodhi” asgjë nga ndeshja.
Në vijim, gazetari sportiv vlerësoi maksimalisht edhe ekipin e Vorës, të cilin e cilësoi si një shembull për t’u ndjekur në këtë sezon.
“Vora meriton të gjitha elozhet. Është një ekip që vjen nga Kategoria e Parë, ka ruajtur boshtin e skuadrës dhe trajnerin, dhe sot jo vetëm që ka justifikuar besimin e drejtuesve, por ndodhet në pozita komode. Besoj se do të jetë pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm, pavarësisht faktit se deri tani nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në fushën e vet,” – theksoi Baze.
Baze u ndal gjithashtu te lajmi i afrimit të Sokol Cikalleshit te Flamurtari, duke konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshjen dhe se pritet vetëm zyrtarizimi.
Sipas tij, rikthimi i Cikalleshit në Superiore do të ishte një vlerë e shtuar për futbollin shqiptar.
Në fund, gazetari komentoi edhe paraqitjet e shkëlqyera të Ernest Muçit dhe rikthimin te goli i Armando Brojës me fanellën e Burnleyt.
“Goli i Brojës nuk e çliroi vetëm lojtarin, por të gjithë ne që e prisnim prej kohësh këtë moment. Erdhi në kohën e duhur, në një moment kur trajneri po i jepte besim dhe ai e shpërbleu. Shpresojmë shumë që të vijojë në këtë formë dhe të rikthehet Broja i dikurshëm,” – u shpreh Baze.
Sa i përket Ernest Muçit, ai tha:
“Për Muçin nuk ka nevojë për shumë koment. Ai tashmë është yll i Trabzonsporit dhe i futbollit turk. Është një aset që klubi po e shfrytëzon maksimalisht, ndërsa ne ende nuk po e përdorim siç duhet në Kombëtare. Silvinjo duhet të reflektojë dhe ta shfrytëzojë për ndeshjen e marsit ndaj Polonisë.”
Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026
Durrësi kryeqyteti i notit, 6 shtete garojnë në fundjavë në “Teuta Cup 2026”
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar