Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Vojka njoftoi gjatë fjalës së tij se Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata me kushtet e tanishme.
Gjithashtu ai shtoi se sipas raportimeve ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi nuk do të takohet me negociatorët amerikanë.
“Po përpara se t’i përgjigjem pyetjes, të jap një lajm këtu tek emisioni yt Franko, një breaking news siç thonë, sipas agjensisë së lajmeve që jep lajme për ushtrinë e Iranit, lideri suprem i Iranit i ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata me negociatorët amerikanë në kushtet e tanishme.
Dhe thotë që Araghchi nuk do të takohet me negociatorët amerikanë në këtë valë takimesh pra që pritet të takohen. Gjersa Shtëpia e Bardhë thotë që JD Vance është në standby, pra është duke pritur që t’i hypi avionit, të shkojë në Pakistan për negociata. Pra ky është lajmi i fundit, ministri i jashtëm i Iranit nuk do takohet me negociatorët amerikanë”, tha ai.
Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit