Gazetari Ylli Rakipi tregon “shqetësimin e madh” të kryeministrit Edi Rama
Krahas temave të tjera, këtë mbrëmje emisioni “Ilva Now” ka trajtuar dhe aktualitetin politik në Shqipëri. Analisti dhe gazetari i njohur Ylli Rakipi u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërkohë shtoi se atij nuk është për t’i besuar më.
Ai tha se personi më i trembur në këtë betejë paraelektorale është Rama, ndërsa këtë e argumenton me faktin, që ai synimin kryesor e ka të humbasë sa më ngushtë më 25 prill 2021.
Gjithsesi ai shton se kjo fushatë do jetë fushata më e ashpër, që kanë parë ndonjëherë shqiptarët.
“Më i shqetësuar është Edi Rama, pasi synon të dalë pa humbje të madhe. Fushatë shumë e ashpër, do të jetë ndoshta fushata më e ashpër që është zhvilluar në Shqipëri. Do jetë e ashpër, sepse opozita nuk do ta lë me kaq”, tha Rakipi.
Nga ana tjetër, analisti Aleksandër Çipa beson se kjo fushatë do jetë me kosto të madhe ekonomike.
“Shqipëria do të ketë fushatën më me kosto, që ka përjetuar ndonjëherë”, shtoi Çipa.
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:45 Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?
- 15:31 Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje. Detajet e para (VIDEO)
- 15:25 Gara U18 Gran Canaria 2026, xhudisti nga Kosova mposht në Spanjë xhudistin serb (VIDEO)
- 15:18 Plagosja e 35-vjeçarit në Pogradec, dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës. Si paraqitet gjendja e tij
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa