Gazetarja e Euronews raporton pranë banesave të rrënuara në Turqi
Gjysma e ndërtesave nga vendi ku raportoi Maria Moiș, gazetare e Euronews Rumani ishte shembur.
“E shihni, kjo ndërtesë është thuajse e shkatërruar. Ekipet e shpëtimit mendojnë se një fëmijë katër vjeçar mund të jetë gjallë nën rrënoja. Gjashtë persona shpëtuan në kohë, edhe pse lëkundjet e tërmetit që ra natën, ishin të forta. 50 persona mendohet se kanë vdekur, të gjithë banorë të kësaj godine. Të tjera ndërtesa si kjo janë të plasaritura, njerëzit kanë frikë të hyjnë brenda. Në rrugë mund të shihni shumë njerëz me bagazhe, gati për të shkuar në një vend më të sigurt,” – tregoi gazetarja ndërsa përshkruante pasojat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës.
“Shikoni një tjetër ndërtesë, të cilën autoritetet u munduan të shpëtonin sa më shumë jetë të mundeshin. Shumë afër kësaj ndërtese, autoritet këtu në rajonin e Gaziantep, kanë ngritur një kamp refugjatësh, ku njerëzit mund të marrim ujë, ushqime dhe batanije,” – shtoi ajo.
Siç shpjegoi Moiș çdo rrugë është e bllokuar dhe vetëm ekipet e shpëtimit kanë akses kalimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
Tragjedia e tërmetit në Venezuelë, shkon në 2,645 numri i viktimave! Presidentja nderon ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro
- 11:32 Ukraina hedh poshtë pretendimin rus për pushtimin e qytetit Kostiantynivka
- 11:26 Lionel Messi vendos tjetër rekord unik në Kupën e Botës
- 11:24 Zjarri në Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies