Gazetarja e Zërit të Amerikës tregon situatën pas përfundimit të votimit për presidencialet

4 Nëntor 2020 | 08:02

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren e Zërit të Amerikës nga Uashingtoni, Keida Kostreci, u fol rreth situatës aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale.

Kostreci tha për Euronews Albania se presidenti aktual Donald Trump dhe kandidati për president Joe Biden kanë fituar në ato shtete që pritej të fitonin, pra nuk ka asgjë të papritur momentalisht.

Për shkak të natyrës së pazakontë të votimit, pra përmes postës dhe votimeve që janë bërë edhe përpara datës zyrtare të zgjedhjeve procesi i numërimit të votave do të marrë më shumë kohë.

Sipas asaj që tha dhe gazetarja e Zërit të Amerikës, procesi i numërimit të votave të dërguara me postë nuk mund të fillonte pa u mbyllur komp0let procesi i votimit.

Ajo çfarë ka qenë e papritur ka qenë rezultati i deritanishëm i garës që është shumë më i ngushtë nga ç’pritej dhe fitoret e dy kandidatëve nuk kanë një diferencë shumë të madhe në vota.

Deri më tani ka pasur reagime nga të dy kandidatët.

Biden doli në deklaratën e tij ku pohoi se është shumë i kënaqur nga rezultatet aktuale ndërkohë që Trump e akuzoi për vjedhje votash dhe tha se nuk do ta lejonte këtë gjë.

“Votuesit janë ata që përcaktojnë fituesit” – ishte kundërpërgjigjja e Biden ndërkohë që pritet edhe deklarata e presidentit Trump.

Keida Kostreci foli rreth shteteve vendimtare si Florida, Miçigani, Pensilvania, Uiskonsi apo Arizona tek të cilat ende nuk ka një fitues të deklaruar.

Duke marrë parasysh se Florida konsiderohet si një ndër vendet më të rëndësishme dhe kush fiton këtë vend fiton dhe zgjedhjet, gazetarja Bruna Çifligu pyeti nëse Trump ka përparësi.

Kostreci pohoi rëndësinë e Floridës në zgjedhjet e presidentit të SHBA-së por deklaroi se te Zëri i Amerikës ende nuk është thënë se Trumpi është fitues pavarësisht se sipas disa përllogaritjeve presidenti aktual ka avantazh në Florida.

Sa i përket fitores së Biden me vota popullore dhe fitores së Trump me vota elektorale dhe rrjedhimisht rizgjedhjes së tij president, Kostreci u shpreh se kjo është e paparashikueshme.

 “Si shpjegohet një pjesëmarrje e tillë?” – pyeti Çifligu.

Sipas Kostrecit ajo që ka ndikuar në pjesëmarrjen masive të votuesve është mobilizimi i jashtëzakonshëm i dy bazave dhe dy kandidatëve, rënia ekonomike shkaktuar prej pandemisë apo trazirat sociale.

Kjo ka bërë që të dy grupet e votuesve të mobilizohen për të çuar votën.

“Kjo i ka mobilizuar të dyja anët, që secili nga grupet e votuesve të shkojë në kutitë e votimit, ose të marrë masat që ta çojë votën që më përpara, që zëri i tyre të numërohet,” – u shpreh gazetarja Kostreci.

Pavarësisht se amerikanët janë mësuar ta marrin rezultatin e zgjedhjeve shumë shpejt këtë herë për shkak të situatës së pazakontë procesi i numërimit të votave mund të zgjasë deri në disa ditë, pohoi Kostreci.

Gazetarja Bruna Çifligu ngriti një rast hipotetik të zgjedhjes së Trump si president. Në qëndrimin e Kostrecit kjo do të ndodhte sepse mesazhi i tij i ka tërhequr më shumë amerikanët.

Ndërkohë që nëse Biden humbet sipas gazetares së Zërit të Amerikës kjo mund të ketë ndodhur sepse momentalisht Amerika është e polarizuar apo edhe sepse baza e Trump ka qenë mjaft e mobilizuar.

Keida Kostreci sqaroi se duke qenë se të dy janë figura komplet të ndryshme, fitorja e secilit prej tyre do të ndodhë sepse platforma e njërit apo tjetrit ka rezonuar më shumë te qytetarët amerikanë.

Së fundmi gazetarja e Zërit të Amerikës tha se në rrugët e qyteteve kryesore të Amerikës atmosfera është mjaft e qetë. Gjatë fundit të procesit të votimit ndërkohë që një pjesë e qytetarëve prisnin në radhë për të dhënë votën një grup protestuesish janë mbledhur para Shtëpisë së Bardhë.

Autoritetet lokale dhe federale kanë qenë në gatishmëri për t’i bërë ballë një situate të mundshme dhune, shtoi Kostreci, njësoj si bizneset të cilat kishin marrë masa për t’u mbrojtur duke qenë se në SHBA ka pasur protesta këto kohë .

Ajo raportoi se përgjithësisht gjithçka është e qetë dhe pritet të shpallet fituesi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026