Gazetarja italiane që mbahej në Iran, kthehet në atdhe

8 Janar 2025 | 20:43

Gazetarja italiane Cecilia Sala e cila u liruar nga një burg iranian pas tre javësh është kthyer në Itali.

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani e pritën atë në Romë duke treguar rëndësinë politike që mori çështja e saj.

Zonja Sala, 29 vjeç, zotëronte vizë të rregullt pune për gazetarët kur u arrestua në Teheran më 19 dhjetor. Ajo u akuzua për “shkelje të ligjeve të Republikës Islamike”.

Gazetarja u ndalua tre ditë pas arrestimit të biznesmenit iranian Mohammad Abedini, në Milano. Zoti Abedini u ndal bazuar në një urdhër-arresti amerikan, mbi dyshimin se ka furnizuar një pjesë të dronëve që Uashingtoni thotë se u përdorën në një sulm të vitit të kaluar që vrau tre ushtarë amerikan në Jordani.

Irani ka mohuar përfshirjen në sulm dhe ka hedhur poshtë akuzat se burgosja e zonjën Sala u bë për të ushtruar trysni ndaj Italisë për lirimin e zotit Abedini.

Në një deklaratë të zyrës së Kryeministres Meloni thuhej se zonja Sala, e cila u mbaj në izolim në burgun famëkeq Evin të Teheranit, u lirua “falë punës intensive me kanalet diplomatike dhe të inteligjencës”. Në të nuk përmendej fare rasti i zotit Abedini.

“Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që ndihmuan për të bërë të mundur kthimin e Cecilias”, shkroi Kryeministrja Meloni në rrjetin social X.

Zoti Abedini mbetet në një burg të Milanos, ndërsa një gjykatë do të vendosë javën e ardhshme për kërkesën e tij për t’u liruar në arrest shtëpiak përpara procedurave eventuale për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Momentalisht, rasti i Abedinit mbetet i pandryshuar”, u tha gazetarëve Francesca Nanni prokurore në Milano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026