English

Gazetarja Keida Kostreci nga SHBA: Fokusi i administratës të mbajë “mbi sipërfaqe individët dhe bizneset e vogla”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte temë diskutimi në emisionin Ilva Now të gazetares Ilva Tare në Euronews Albania.

- Advertisement -

Në një lidhje të drejtpërdrejtë gazetarja e Zërit të Amerikës në Uashington, Keida Kostreci tha se SHBA ka marrë masa të jashtëzakonshme. Qytetarëve u është bërë thirrje të rrinë në shtëpi kur e kanë të mundur dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Trump deri për momentin që flasim nuk ka ndërmend të japë urdhër për “lockdown” izolim,” tha gazetarja Kostreci, e cila sqaroi gjithashtu se politikat janë në ndryshim të vazhdueshëm orë pas ore duke parë dhe ecurinë e përhapjes së pandemisë globale të coronavirusit.

Duket se sipas urdhrit të presidentit shtetet marrin vetë masa.

E pyetur se si po interpretohet plani financiar i presidentit amerikan Donald Trump, znj. Kostreci tha se reagimet janë pozitive ndaj masave prej 1 trilion dollarësh, që janë ofruar ndaj personave të prekur dhe bizneseve të vogla.

“Nuk janë fonde që të avancojë ekonomia, por për t’i mbajtur në sipërfaqe individët dhe bizneset e vogla. Ka ekspertë që thonë se kjo shumë mund të jetë e pamjaftueshme. Mund të duhet të paktën dhe 1 trilion tjetër. Ka përpjekje që njerëzit të mos humbin shtëpinë, dhe kjo është disi e pabesueshme të mendosh që flitet kjo për SHBA-në,” deklaroi gazetarja.

SHBA-ja përforcon masat, Trump anulon G7-ën dhe mbyll përkohësisht kufirin me Meksikën

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka rekomanduar amerikanëve të shmangin të gjitha udhëtimet ndërkombëtare, teksa pandemia sa vjen e thellohet.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur në 10,442, me një total prej 150 vdekjesh, sipas shifrave zyrtare të bëra publike deri më tani nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Kriza e shkaktuar nga coronavirusi i ri ka detyruar guvernatorin e Kalifornisë të shpallë urdhrin “qëndro në shtëpi” për 40 milion banorë.

Ligjvënësit Republikan nga ana tjetër, kanë planifikuar një stimul me vlerë 1 triliard dollar, në të cilin do të përfshihet dhënia e çeqeve në formë të parave të gatshme për shtetasit amerikan. 

Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një konference për shtyp njoftoi se SHBA dhe për mbylljen e përkohshme të kufirit me Meksikën, për lëvizjet jo të domosdoshme, pasi qëllimi i përbashkët i të dy vendeve është ngadalësimi i përhapjes së pandemisë.  

Vendimi erdhi jo pak kohë pasi presidenti amerikan anuloi fluturimet me Kinën, pastaj me vendet europiane.

“Ne po punojmë shumë ngushtë me Meksikën, po bashkëpunojmë me Kanadanë. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë në një nivel më të mirë. Ne të gjithë po punojnë në shërbim të një qëllimi të njëjtë”, ka deklaruar presidenti i SHBA, Donald Trump.

Lexoni gjithashtu:

SHBA-ja përforcon masat, Trump anulon G7-ën

Trump do të vërë në zbatim ligjin e kohës së luftës për të luftuar COVID-19

Trump: Plan ndihme për amerikanët, çeqe deri në 1000$

 

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?