Gazetarja: Si e përgatitën amerikanët Dumanin për të hetuar Berishën

25 Tetor 2023 | 22:05

Çështja e Berishës është e jashtme, jo e brendshme. Kështu e cilësoi gazetarja Anduena Llabani ‘luftën’ e ish-kryeministrit me drejtësinë.

Në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ajo kujtoi debatin e madh të Ambasadës Amerikane në lidhje me emërimin e kreut të SPAK-ut.

“Deri në atë kohë ne si gazetarë prisnim arrestime në shtator, tetor, ka në gusht, në janar, në maj, hiç arrestime. Çfarë ndodhi me ardhjen e Dumanit? Ne e dimë shumë mirë që në vija të trasha Altin Dumani u thirr nga ambasada dhe u tha që ti do shkosh sepse ti do të jesh drejtuesi i SPAK-ut dhe Altin Dumani me të ardhur në krye të SPAK-ut mori ato dosje të cilat flinin aty, për të cilat nuk kishte as vendimmarrje, as zhvillim dhe çështjet kanë një mbikëqyrje të jashtëzakonshme nga faktori ndërkombëtar ku janë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat monitorohen për gjithë vijueshmërinë e tyre dhe çështja e Berishës e Malltezit është dhe amerikane, nuk është vetëm shqiptare,” – u shpreh Llabani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026