Gazment Bardhi: E pa imagjinueshme që PD të humbasë zgjedhjet, në Elbasan fiton e djathta
Partia Demokratike do të jetë fituese në qarkun e Elbasanit, tha në “Ilva Now” Gazment Bardhi, i pari i PD-së për Elbasanin.
“Partia demokratike do të jetë fituese në qarkun e Elbasanit. Partia Demokratike dhe Koalicioni Aleanca për Ndryshim do të jenë fitues në qarkun e Elbasanit”, u shpreh z. Bardhi.
Gazment Bardhi nuk e saktësoi qartë pjesën e njohjes së rezultatit pasi ai tha se është e pa imagjinueshme për të që Partia Demokratike të humbasë zgjedhjet. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që ka vota e lirë e qytetarëve në Elbasan, për zgjedhjet e 25 prillit.
“Ne kemi objektivat tona në qarkun e Elbasanit. Për mua ajo që ka më shumë rëndësi është që qytetarët e Elbasanit të jenë të lirë për të votuar”, u shpreh kandidati i PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit