Gazment Bardhi: Çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur dritën e shpresës
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të sotme.
Gjatë një komunikimi për mediat, z. Bardhi ftoi Partinë Socialiste t’i caktojë numëruesit e saj në mënyrë të të fillojë procesi leximit të vullneti të qytetarëve sa më parë. Ai tha se çdo familje në Elbasan ka ndezur dritë shprese për të ardhmen e tyre.
“Të nisim sa më parë procesin e numërimit. Të jetë proces i qetë dhe korrekt, ftoj PS t’i caktojë numëruesit e saj në KZAZ, ku jemi aktualisht dhe të të jenë të sigurt që çdo qytetar i Elbasanit ka ndezur një dritë shprese për veten, familjen dhe fëmijët e tyre”, tha Bardhi.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së komentoi edhe deklaratën e z. Balla, i cili theksoi më parë se PS-ja do marrë nëntë mandate.
“Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve, unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasanit dhe të gjithë bashkive brenda qarkut të Elbasanit dhe faleminderit që u bëtë pjesë e ndryshimit, për të cilin Shqipëria ka pasur nevojë jo sot, por gjatë këtyre tetë viteve”, tha ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit