Gazment Bardhi: Në Qarkun e Elbasanit, PD synon 8 mandate

1 Mars 2021 | 20:39

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se ka shkuar si drejtues politik në Qarkun e Elbasanit nisur nga betejat për zgjedhje të lira dhe pikërisht synimi kryesor është që të garantojë zgjedhje të lira dhe fitore të PD.

Ai deklaroi gjatë emisionit “Ilva Now” se nuk i intereson shumë se sa vota do të marrë ai personalisht si kandidat por me rëndësi është që PD të dalë parti e parë.

“Votën e qytetarëve të Elbasanit do ta marr, por nuk kam shkuar në Elbasan për fatin tim politik. Nuk kam ndërmend të kërkoj votë personale sepse jam drejtues politik i qarkut. Do më pëlqente që qytetarët të votonin masivisht partinë, më intereson fitorja e PD”, tha z. Bardhi.

Duke folur për objektivin e 25 prillit në Qarkun e Elbasanit, Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se synimi është që të garantohen 8 mandate si koalicion pa LSI.

“PD do të jetë fituese në Elbasan për arsye se ka një plan konkret për ta nxjerr nga varfëria ku e ka zhytur Edi Rama në tetë vjet”, tha ai duke shtuar se këtë pritshmëri e bazon në sondazhe dhe nga ajo që sheh në terren.

Ndiqni diskutimin e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Dorëzimi i listës së kandidatëve në KQZ, Gazment Bardhi: Afatet na i cakton ligji, jo komisioneri

Gazment Bardhi tregon se PD ka skualifikuar kandidatë me probleme që në fazën e parë

”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021