Gazment Bardhi tregon se PD ka skualifikuar kandidatë me probleme që në fazën e parë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha në studion e “Ilva Now” se në formularin me më shumë se 40 faqe ku paraqiteshin gjithë figurat e PD-së ka pasur persona me probleme.
“Ka pasur persona që ka rezultuar se nuk mund të vazhdonin më tej procesin e vlerësimit dhe për këtë arsye janë skualifikuar që në fazën fillestare për shkak se ose nuk plotësonin kriteret statutore, ose prekeshin nga ligji i dekriminalizimit,” – u shpreh Bardhi.
Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse Lulzim Basha ka kërkuar në mbledhjen e fundit që të verifikohen kandidatët potencial nëpër qarqe, Bardhi e mohoi diçka të tillë edhe pse theksoi se secili kryetar partie ka të drejtë të japë mendimin e tij mbi kandidatët.
Në pozicionin e drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit, Bardhi tha se do të japë opinionin e tij për secilin prej kandidatëve të mundshëm ndërkohë që theksoi se nuk ka asnjë kandidat të konfirmuar në asnjë qark.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Gazment Bardhi: Në Qarkun e Elbasanit, PD synon të marrë 8 mandate
”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit