Bardhi paralajmëron PS-në: Brenda 6 muajve në krye të qeverisë do çojmë dosjet në organet e drejtësisë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se selia blu nuk ka pasur asnjëherë në radhët e asaj kandidatë, të cilët kanë pasur rekorde kriminale.
Nga studioja e Euronews Albania dhe përballë gazetarëve, z. Bardhi tha se personat me rekorde kriminale kanë gjetur strehë në Partinë Socialiste.
“Ne jemi dëshmitarë, që jo vetëm përpara miratimit të ligjit të dekrimializimit, por dhe pas miratimit të ligjit të dekriminalizmit se asnjë kandidat i kandiduar nën siglën e PD nuk ka pasur probleme apo rekorde kriminale. Në asnjë rast nuk kanë gjetur vend në partinë demokratike. Kanë gjetur, jo në PD, por në PS, kanë hyrë dhe po hyjnë familjarë të personave të inkrimianur. Ne do t’i deklarojmë, siç kemi bërë deri tani. Ka një fenomen që nuk është vetëm në Elbasan, por është fenomen kombëtar”, tha ai.
“Unë kam deklaruar dhe dua ta deklaroj edhe këtu ne kemi një përgjegjësi pas 25 prillit, që në momentin që ulemi në karriget e pushtetit ekzekutiv do duhet që brenda 6 muajve të parë të përgatisim dosjet dhe çojmë kallëzime penale në organet e drejtësisë, nëse këtë nuk e bëjmë brenda 6 muajve do të thotë se ne jemi ulur në karrige për të vjedhur vetë. Patjetër, siç ka dosje edhe tani. Këtë nuk e them për deklaratë publike. Sot fjala vjen ka shkuar procesi në gjykatë nga SPAK një prej dosjeve të denoncuar nga PD, që kishte të bënte në tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. SPAK dënon peshqit e vegjël dhe përjashton nga përgjegjësia ministren, ndërkohë ministrja ka dhënë autorizimin”, shtoi ai.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Dorëzimi i listës së kandidatëve në KQZ, Gazment Bardhi: Afatet na i cakton ligji, jo komisioneri
Gazment Bardhi tregon se PD ka skualifikuar kandidatë me probleme që në fazën e parë
”Kriza politike prej mungesës së të majtës”, Adrian Thano: Asnjë palë s’ka moral për të qeverisur
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
- 13:27 Barack Obama i ka ngritur një monument vetes
- 13:18 Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 13:10 Trump kërcënon me tarifa shtesë për vendet evropiane
- 12:55 “Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
- 12:12 Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit