Gert Bogdani shpall kandidaturën për Tiranën
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani ka deklaruar të dielën se do të marrë pjesë në primare për t’u shpallur kandidat i opozitës për kryebashkiak i Tiranës.
Disa ditë më parë, kandidaturën për primaret e Tiranës e ka shpallur edhe deputeti Belind Këlliçi.
Në një deklaratë për mediat Bogdani tha se Tirana ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshim.
“Koha për ndryshim është tani. Shpallja e kandidaturës në këtë proces primaresh është zotimi im për të shërbyer me përkushtim dhe përulësi, për t’i prirë kthesës për ndryshim që Tirana kërkon dhe meriton si metropol i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit,” – u shpreh ai.
Sipas tij Tirana mund të rimëkëmbet vetëm nëpërmjet një vizioni të qartë të bazuar mbi transparencë dhe një programi që ka në qendër mirëqenien dhe dinjitetin e qytetarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta