6 muaj nuk u realizua asgjë, Meta: Reformat janë marrë peng nga partitë politike

6 Shtator 2022 | 16:17

Ekspertja zgjedhore Gerta Meta, është shprehur se reforma zgjedhore dhe reforma territoriale në vendin tonë janë marrë peng nga politika.

“Politika në Shqipëri merr pengje shumë të rëndësishme, aq më tepër dy reforma të mëdha, reforma zgjedhore dhe reforma territoriale, që janë dy reforma që  duhet të punojnë njëkohësisht për t’i shërbyer qëllimit madhor që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.”- tha ajo në një intervistë për “Euroneës Albania”.

Meta theksoi se fakti që një parti politike ka mosmarrëveshje brenda vetes saj në mënyrën e strukturimit dhe organizimit, kjo s’duhet ta prekë reformën zgjedhore.

Komisioni i Reformës Zgjedhore e shtyu afatin e veprimtarisë së tij deri në 10 mars të vitit të 2023.

Vendimi u mor sot në Mbledhjen e Komisionit, gati 3 muaj pasi ishte miratuar nga Kuvendi, por puna mbeti në vendnumëro dhe gjatë verës u zhvillua vetëm një mbledhje.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026