Gerti Bogdani: Si u nda ‘me thikë’ SHBA pas zgjedhjes së Donald Trump President
Ish-funksionari i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, është shprehur se të dy kandidatët në SHBA, si Joe Biden dhe Donald Trump, janë fundi i një cikli që nis me shembjen e murit të Berlinit.
Komentet Bogdani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se gjatë viteve të qeverisjes së Donald Trump, vërtetë ekonomia amerikane ka qenë më e mirë, por shoqëria atje sipas tij, ishte tejet e ndarë.
Ai tha gjithashtu se për ndarjen dhe përplasjet mes demokratëve dhe republikanëve në SHBA kanë qenë të dyja palët dhe jo vetëm Trump.
“Janë të dy fundi i një cikli për mendimin tim, të dy që e mbajnë njëri-tjetrin, pra është njëri kandidat që ekziston edhe tjetri. Është mbyllja e një cikli që fillon me rënien e murit të Berlinit dhe me ëndrrën amerikane, pra një biznesmen si Trump arrin të bëhet edhe president i SHBA. E rëndësishme është se çfarë do të vijë pas 4 viteve. Sepse këta nuk janë e ardhmja.
Mund të thoni ekonomia ka qenë më e mirë me Trump dhe atë e rrëzoi pandemia dhe sistemi sesi shkuan zgjedhjet. Por polarizimi në 4 vitet e Trump nuk ka ndodhur ndonjëherë në Amerikë. E ndieje ndasinë si të prerë më thikë. Mirë Uashingtoni, por edhe Nju Jorku që është zemra e Amerikës.
Një polarizim ekstrem dhe jo vetëm për shkak të Trump, por edhe për shkak të demokratëve. Sepse në momentin që u zgjodh Trump në 2016 është hera e parë që kundërshtarja Hilary Clinton nuk doli të bëjë fjalimin e pranimit të humbjes, por doli shefi i fushatës që tha do të kemi një fjalë në ditët në vijim. Që atë ditë filloi polarizimi. CNN nuk e pranonte dot fitoren e Trump dhe thoshte a ka ndonjë rrugë të dalë Clinton fituese”, tha Bogdani.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë