Gërvalla reagon pas deklaratave të Vuçiç: Pavarësia e Kosovës nuk shkel Kartën e OKB

22 Shtator 2023 | 08:31

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dënuar fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, dhe tha se ishte një “tentim për shtrembërim të historisë” lidhur me Kosovën.

Gërvalla hodhi poshtë pretendimet e Vuçiçit se “zanafillën e agresionit rus në Ukrainë e sheh te pavarësimi i Kosovës, dhe paturpshëm pretendon se më 2008 Serbisë i ka ndodhur kjo që i ndodhë Ukrainës sot”.

“Deklarata e shpalljes së pavarësia e Kosovës nuk është shkelje e ligjit ndërkombëtar, e as rezolutave dhe dokumenteve të tjera relevante të OKB-së, rrjedhimisht as Kartës së OKB-së. Këtë e ka gjykuar dhe vendosur trupi më i lartë juridik i OKB-së, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në opinionin e saj të nxjerrë më 22 korrik 2010,me kërkesë të vet Serbisë”, tha Gërvalla përmes një deklarate të lëshuar në orët e vona të 21 shtatorit.

Vuçiç para Kombeve të Bashkuara akuzoi shtetet Perëndimore se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 12 44, duke e njohur pavarësinë e Kosovës dhe duke “i mohuar të gjitha parimet që sot po i mbrojnë”.

Rezoluta 12 44 e Kombeve të Bashkuara, së cilës iu referua Vuçiçi, i dha fund luftës në Kosovë. Ndër të tjera, rezoluta parasheh mandatin e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, me qëllim të mbrojtjes së të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Me këto shpifje dhe përpjekje për shtrembërim të historisë, presidenti i Serbisë ka keqpërdorur rëndë foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Nëse ka një ngjashmëri mes agresionit rus në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, ajo është vetëm te fakti se Rusia sot ka marrë në shënjestër Ukrainën dhe ukrainasit ashtu si Serbia më 1999 kishte marrë në shënjestër Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës”, tha Gërvalla, duke shtuar se për këtë arsye Kosova përkrah Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, reagoi për herë të pari kërkesës së degëve të kësaj partie në Pejë dhe Lipjan si...
21:46 | 25/06/2026

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026