English

Girona, 14 fitore në kampionat, rimerr kreun e renditjes në La Liga

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Girona nuk ka ndërmend të dorëzohet këtë sezon, ndërsa është rikthyer dhe një herë tjetër në krye të tabelës së klasifikimit në kampionatin spanjoll.

- Advertisement -

Të besuarit e Michel morën fitoren e radhës, ndërsa mposhtën Alavesin 3-0. Një 90 minutësh ku fitorja nuk u vendos aspak në diskutim, duke shënuar që në minutën e 23’ me të përhershmin Dovbyk. 3 minuta para fundit të pjesës së parë, Portu realizoi për 2-0.

Fraksioni i dytë do të niste me po të njëjtin ritëm nga vendësit, të cilët do të shënonin sërish me ukrainasin Dovbyk, me 26-vjecarin që vulosi triumfin 3-0. Kjo ishte e 13-ta fitore për Gironën në kampionat, teksa qëndron 2 pikë para Realit të Madridit.

Atalanta rrëmbeu fitoren e dytë radhazi në kampionatin Italian mbrëmjen e së hënës. Bergamaskët u ngjitën në vendin e 7-të me 26 pikë, duke lënë pas Romën e Mourinhos.

Pjesa e parë do të niste mirë për miqtë që shënuan me Pirolën, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh minimal. Pjesën e dytë do të reagonte Atalanta, duke shënuar plot 4 herë me Muriel, Pasalic, De Ketelar dhe Miranchuk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?