Gjashtë të vdekur nga stuhitë në Tenesi
Stuhi të fuqishme goditën pjesën qendrore të shtetit Tenesi të shtunën duke shkaktuar gjashtë të vdekur e mbi 20 të plagosur ndërsa janë dëmtuar biznese dhe shtëpi banimi në disa qytete.
Tre persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën nga kur një tornado goditi qarkun Montgomeri në veri të qytetit Nashville pranë shtetit Kentaki, njoftuan zyrtarët.
Qendra e emergjencave në Nashville njoftoi në rrjetet sociale se tre persona humbën jetën nga stuhitë e fuqishme në një lagje në pjesën veriore të qytetit. Ndërkohë, 23 persona të tjerë u trajtuan për lëndime në spitalet e qarkut Montgomery. Policia e qarkut njoftoi se një torndado kishte goditur zonën rreth orës 14:00. Një shkollë e mesme u tjetërsua në qendër strehimi për banorët ndërsa zyrtarët njoftojnë për dëmtime të mëdha nga stuhitë.
Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime të shumta për tornado në Tenesi. Energjia elektrike është ndërprerë për mijëra banorë dhe biznese.
Rreth dy vjet më parë Sherbimi Kombëtar i Motit regjistroi 41 tornado në disa shtete, përfshirë 16 në Tenesi dhe 8 në Kentatki. 81 njerëz humbën jetën vetëm në shtetin Kentaki.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë