Gjendet  e gjallë në Meksikë amerikania e rrëmbyer 25 vjet më parë në Konektikat

9 Mars 2025 | 08:07

Amerikania Andrea Michelle Reyes, e cila u rrëmbye në Konektikat si fëmijë, është gjetur e gjallë 25 vjet më vonë në Meksikë, raportoi sot Guardian.

Reyes ishte dy vjeç kur u mor nga nëna e saj, Rosa Tenorio, në tetor 1999, sipas një deklarate nga policia e New Haven.

Tenorio nuk kishte kujdestarinë ligjore të Reyes, babai i të cilit ishte kujdestari, tha policia.

Policia e New Haven dhe FBI kanë marrë një urdhër arresti për Tenorio, e cila dyshohet se ka ikur me vajzën e saj në Meksikë dhe besohet se ende banon atje.

Çështja u fashit deri në vitin 2023, kur një detektiv policie filloi të rihetonte rrëmbimin e Andreas.

Duke përdorur një kombinim intervistash, urdhra kërkimi dhe media sociale, detektivi Kealin Nivakoff përcaktoi se Reyes jetonte në qytetin meksikan të Puebla, i cili ka një popullsi prej më shumë se një milion dhe ADN-ja konfirmoi identitetin e vajzës.

“Me kalimin e viteve, babai i Andreas e kërkoi pa u lodhur për të, por kurrë nuk dëgjoi (asgjë) as nga vajza e as nëna e saj”, tha kompania e testimit të ADN-së Otram.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026