Gjendet e vdekur me plumb në kokë gruaja, letra fundos të birin. Shpallet në kërkim
Një grua e moshuar e moshës 71-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të një parku në Chalkidona të Selanikut.
I dyshuari kryesor, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen, është i biri i gruas në fjalë, 34-vjeçari që shihni në foton e mësipërme.
Dyshohet se i riu i ka drejtuar pushkën në kokë nënës së tij dhe ka tërhequr këmbëzën, me pasojë vdekjen e menjëhershme të 71-vjeçares. Ajo u gjet e pajetë mesditën e së martës, në sediljen e pasagjerit të makinës së parkuar pas godinës së Drejtorisë së Bujqësisë, me kafkën e shpërbërë.
Hetuesit e Departamentit të Krimeve Kundër Jetës kanë mundur të gjejnë një fletë të shkruar prej 34-vjeçarit. e cila është prova që i ka dhënë një kthesë 180 gradë hetimeve.
Sipas mediave greke në shënimin e gjetur nga policia, 34-vjeçari ka përmendur se kishte probleme financiare dhe se nëna e tij përballej me probleme të rënda psikologjike, gjë që dyshohet se ka qenë dhe motivi i krimit.
Policia po vijon punën për kapjen dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorit 34-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë