Gjendet i vdekur inxhinieri që krijoi e më pas kritikoi inteligjencën artificiale
Suchir Balaji, një ish-inxhinier i OpenAI, i cili ndihmoi në trajnimin e sistemeve të inteligjencës artificiale pas krijimit të ChatGPT dhe më vonë shprehu shqetësime lidhur me shkeljen e të drejtave të autorit nga praktikat e përdorura, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare. Vdekja e tij është konfirmuar nga prindërit dhe zyrtarët e San Franciskos.
Balaji punoi për gati katër vjet në OpenAI, ku kontribuoi në zhvillimin e disa projekteve të rëndësishme, përfshirë WebGPT, një nga hapat kryesorë që mundësoi krijimin e ChatGPT. Bashkëthemeluesi i OpenAI, John Schulman, e përshkroi atë si një nga kontribuesit më të rëndësishëm të kompanisë dhe lavdëroi aftësinë e tij për të zgjidhur probleme të ndërlikuara me zgjidhje të thjeshta dhe efektive.
Balaji u gjet i vdekur më 26 nëntor në apartamentin e tij në San Francisko. Policia e qytetit tha se 26-vjeçari kishte kryer vetëvrasje, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë ende.
Prindërit e tij, Poornima Ramarao dhe Balaji Ramamurthy, e përshkruan djalin e tyre si një të ri tëë lumtur, të zgjuar dhe të dashur, dhe shprehen se janë ende në kërkim të përgjigjeve për vdekjen e tij. Balaji kishte studiuar shkenca kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, dhe fillimisht kishte nisur stazhin në OpenAI në vitin 2018.
Në vitet e tij të fundit në OpenAI, Balaji u përfshi në trajtimin e të dhënave që u përdorën për të zhvilluar GPT-4, dhe shprehu publikisht shqetësimet mbi shkeljet e mundshme të të drejtave të autorit nga përdorimi i të dhënave pa leje. Ai ishte kritik ndaj mënyrës se si teknologjitë e krijuara nga OpenAI po përhapeshin, duke përmendur mundësinë e përdorimit të informacionit të pasaktë nga modelet AI.
Balaji u largua nga OpenAI në gusht të vitit 2024, dhe vendosi të ndiqte një rrugë tjetër për të ndihmuar në zhvillimin e inteligjencës artificiale më të avancuar. Ai gjithashtu shprehu interes për të ndjekur një doktoraturë dhe për të eksploruar mundësi të tjera në fushën e inteligjencës artificiale.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës