EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri 34-vjeçari në Fushë-Krujë

21 Tetor 2022 | 09:01

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e së premtes në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore.

Viktima është identifikuar si shtetasi Indrit Ndoj, 34 vjeç, banues në fshatin Hasan, Krujë.

Policia tha se nga këqyrja paraprake është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga një armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

34-vjeçari është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet  e tyre “ Volvo” dhe “Ford” 19  emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026