Gjendet piktura e Picasso-s, ishte vjedhur 9 vite më parë në Athinë
29 Qershor 2021 |
14:40
Një pikturë e artistit spanjoll Pablo Picasso, e cila u vodh në një galeri greke, është arritur të gjendet pas 9 vitesh.
Policia në Athinë bëri me dije se piktura e quajtur ‘Koka e Gruas’, u gjet së bashku me një tjetër pikturë të artistit holandez Mondrian.
“Gjetja e tyre është një sukses i madh,” u shpreh ministri grek i Mbrojtjes, duke shtuar se pikturat do të rivendosen në Galerinë Kombëtare, e cila sapo u hap pas një riorganizimi të gjerë, për të forcuar sigurinë në muzeun më të madh të artit të vendit.
Ministri falënderoi edhe policinë për bashkëpunimin.
“Sot është një ditë shumë e veçantë, plot gëzim dhe emocione”, tha Lina Mendoni, ministre e Kulturës, duke përshëndetur rikuperimin e veprave.
Ndërkohë, policia ka arrestuar një 49-vjeçar në lidhje me grabitjen.
Sipas raporteve zyrtare, veprat e artit u gjetën në një zonë magazinimi në lindje të Athinës.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 20:35 Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britani, si tentoi të bashkëpunonte me shërbimet sekrete të Teheranit
- 20:31 SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit
- 20:23 BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti