“Gjendje e rrallë inflamatore te fëmijët”, Pipero: Në Shqipëri nuk ka asnjë me shenja klinike
Mjekët në Britani, Itali dhe Spanjë janë paralajmëruar të kujdesen për një gjendje të rrallë inflamatore, e cila ka prekur fëmijët, që ndoshta është e lidhur me coronavirusin. Rastet e raportuara dëshmuan për simptoma të sindromës së shokut toksik ose sëmundjes Kaëasaki, një çrregullim i rrallë i enëve të gjakut. Vetëm disa nga fëmijët janë testuar pozitivisht me COVID-19, kështu që shkencëtarët nuk janë të sigurt nëse këto simptoma të rralla janë shkaktuar nga coronavirusi ose nga diçka tjetër.
Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësojnë se ka pasur rreth 10-20 raste të tilla. Në Spanjë një numër i fëmijëve në moshë shkollore kanë vuajtur nga “ një dhimbje barku e pazakontë, e shoqëruar nga simptoma gastrointestinale` …dhe në Itali ka pasur një rritje të pazakontë të numrit të pacientëve me sëmundje Kaëasaki – dhe disa fëmijë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Disa raste janë raportuar edhe në Francë dhe Belgjikë.
I pyetur për këtë shqetësim, mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se, ndoshta COVID-19 mund të ketë rol por deri tani nuk ka referenca dhe dijeni për një lidhje shkak pasojë. Sa i takon rasteve në Shqipëri deri tani nuk ka pasur asnjë fëmijë që ka shfaqur shenja klinike.
“Nuk ka pasur në klinikë asnjë fëmijë apo me manifestim të sëmundjes thjeshtë kanë rezultuar pozitiv pasi kanë qenë në kontakt me prindërit e tyre të prekur”, deklaroi mjeku.
Sa i takon mjekimeve që ndiqen, z. Pipero tha se, skemat janë komplekse dhe se ato përdoren në varësi të disa faktorëve. “Ende nuk dimë më shumë por kemi më shumë njohuri do të thosha. Aplikojmë disa skema mjekimi, që janë aplikuar në Evropë, SHBA dhe Kinë dhe aplikohen në përputhje me dinamikën e sëmundjes. I kemi të gjitha medikamentet e nevojshme për të gjitha skemat e mjekimit”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:51 Gjykata e Hagës cakton datën e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
- 18:45 Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
- 18:43 Presidenti Laporta i Barçës, del hapur: Oferta për Julián Álvarez është e qëndrueshme
- 18:41 Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
- 18:37 Trump bën fluturimin e parë me Air Force One të dhuruar nga Katari
- 18:37 Greqia ndjek shembullin e Turqisë, do ofrojë shpërblim për kapjen e peshkut sferik