Gjenerali amerikan Wesley Clark vizitë në Kosovë

6 Korrik 2021 | 22:03

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, pritet të vizitojë Kosovën ditën e nesërme pas ftesës së ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj.

Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe me protokoll shtetëror.

Wesley Clark nuk është emër i panjohur për qytetarët shqiptarë. Ai ka mbajtur detyrën e Komandantit Suprem të Forcave të NATO-s gjatë aksionit të bombardimit ndaj ish-Jugosllavisë, që kulmoi me çlirimin e Kosovës.

Në çdo intervistë televizive, gjenerali amerikan ka qenë një zë mbrojtës ndaj përpjekjeve të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. Pas takimit, ministri Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtypin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga...
18:07 | 15/07/2026

Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputet i zgjedhur i DK-së, Avdullah Hoti ka festuar dërgimin e firmave që kërkojnë shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku. “Forca e...
15:23 | 15/07/2026

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026