Gjenerali që bombardoi Beogradin, Clark në Hagë: Serbia e kishte frikë UÇK-në
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në pjesën e parë të dëshmisë së tij në Hagë, deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, ishte një ushtri e përbërë nga persona të vetorganizuar dhe të motivuar, por pa komandë dhe kontroll të qartë.
Pos tjerash, ai theksoi se ushtria serbe e kishte frikën UÇK-në.
“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrolli është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme. Ishte e qartë që ishte grup i motivuar për të luftuar, ndonjëherë ata kapnin ndokënd, në një pikë e kishin kapur një rus, dhe unë nuk isha i interesuar për këtë. Ishin thjesht njerëz të vetorganizuar”, tha Clark duke shtuar se “Unë nuk kisha asnjë dyshim se ushtria serbe ishte e frikësuar prej tyre”.
LEXONI GJITHASHTU:
- Thirrjet kundër gjyqit ndaj ish-krerëve të UÇK-së arrijnë në Strasburg
- Protesta për ish-krerët e UÇK, reagon Ali Ahmeti: Po gjykohen mbi shpifjet e Serbisë
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit