Gjeniu 17-vjeçar nga Tetova që ndërton makineri me pjesë të vjetra

16 Shtator 2022 | 20:35

Një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka mahnitur me krijimet e tij unike të ndërtuara nga pjesë të vjetra që konkurrojnë denjësisht me makineri industriale tepër të kushtueshme.

“Kjo është një makinë për saldimin e metaleve.  Ja nëse këtu i vendosim metalet, e ndezim dhe kjo i saldon dy shufra të metalit, ose përdoret si pike ngjitëse për metal”, tregon 17-vjeçari Artin Dauti.

Kjo është makina e parë që Artin Dauti nga fshati Xhepçisht i Tetovës e ka ndërtuar në moshën 14-vjeçare. Krijimin e tij të parë e ka bërë me shpenzime minimale.

“Fillimisht na u desh tek puna një makinë për lakimin e hekurit dhe ajo ishte shumë e shtrenjtë për ta blerë dhe mua më lindi ideja që ta ndërtoj vetë. Nuk ishte diçka shumë e mundimshme por kisha qejf vetë dhe disa prej pjesëve i kisha dhe disa i ndërtuam”, thotë adoleshenti.

Artini është ndër të parët që ka bërë edhe makinë manuale CNC në Maqedoninë e Veriut, e njohur ndryshe si printer 3D.

“Këtë e kam ndërtuar para dy viteve. Është një mini CNC makinë manuale. Ja, mund ta shohim. Bën vija, vizatime. E kam ndërtuar edhe një më të madhe, e cila është kompjuterike, por është ende duke u përsosur”, thotë Artini.

Artini ka menduar edhe për prodhimin e energjisë elektrike.

“Ky është një gjenerator i  vogël për prodhimin e rrymës dhe teksa e rrotullojmë prodhojmë rrymë elektrike”, thotë ai.

Një ndër inovacionet e tij është edhe kjo makinë që dedekton nivelin e ujit.

Mbështetja financiare është ajo që i mungon, pasi dhuntia që ai zotëron i jep besim se mund të arrijë të ndërtojë makineri më të mëdha.

“Prej autoriteteve nuk kemi pasur ndihmë. Edhe në shkollë fillore me profesorin e fizikës jemi marrë më shumë me projekte por nuk kem pasur shumë përkrahje. Më shumë mblidhnim gjëra të vjetra, i nxirrnin pajisjet dhe ndërtonim diçka”, thotë 17-vjeçari.

Artin Dauti deri më tani ka ndërtuar makineri të mëdha që kushtojnë mijëra euro si kjo për përzierjen e miellit deri në 100 kilogram dhe për mprehjen e thikave të makinave për bluarjen e plastikës që kapin vlera tejet të mëdha në treg.

Dëshira e tij e së ardhmes është që të bëhet një elektro-inxhinier që ndërton gjëra unike.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026