Gjeorgjia në udhëkryq, ish-republika sovjetike voton të dielën të ardhmen evropiane
Gjeorgjia u drejtohet qendrave të votimit të shtunën për zgjedhjet parlamentare që për shumë qytetarë do të jenë më të rëndësishme të jetës.
Zgjedhjet do të vënë përballë një koalicion partish opozitare ndaj partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, e cila po e tërheq vendin drejt autoritarizmit dhe larg Bashkimit Evropian.
Brukseli e vendosi përpjekjen e Gjeorgjisë për anëtarësim në pritje në muajin gusht, pasi qeveria kaloi më herët ligjin e stilit rus, që kufizon lirinë e shprehjes.
Partia në pushtet argumenton se përmes tij do të parandalojë ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm për destabilizimin e vendit, por aktivistët thonë se qëllimi është stigmatizimi i tyre dhe kufizimi i debateve para zgjedhjeve.
Shumë gjeorgjianë druhen se, nëse Ëndrra Gjeorgjiane do të fitojë sërish, shpresat për t’u bashkuar me BE-në mund të zhduken përfundimisht.
Në një intervistë për Euronews, kryeministri i vendit e cilësoi bashkimin me familjen evropiane një zgjedhje historike për Gjeorgjinë dhe popullin e saj.
Sinkron Irakli Kobakhidze, kryeministër i Gjeorgjisë: “Të jesh pjesë e familjes evropiane është një zgjedhje historike për Gjeorgjinë dhe gjeorgjianët. Ne jemi një komb i krishterë dhe Evropa ka qenë gjithmonë e lidhur me krishtërimin. Ajo e ka mbrojtur atë, përfshirë krishtërimin gjeorgjian. Kjo është arsyeja përse Evropa ka qenë gjithmonë një zgjedhje e natyrshme për vendin dhe qytetarët”.
Për të treguar prirjet pro-evropiane, në ish-republikën sovjetike janë mbajtur së fundmi një seri protestash qytetare me sloganin “Unë votoj pro-Evropës”.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë