Gjergj Bojaxhi: PD fitoi vetëm një njësi në Tiranë, mori po aq vota sa në 2013
Gjergj Bojaxhi, ish-eksponent i Partisë Demokratike thotë se pretendimi i opozitës për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit bie nëse shohim rezultatin që ka marrë në zonat urbane të Tiranës.
Gjatë emisionit “Ilva Now”, z. Bojaxhiu theksoi se PD ka arritur të fitojë me pak vota vetëm në njësinë numër 8 në kryeqytet dhe ka humbur në 10 njësitë e tjera. Kjo sipas tij tregon se në këto zgjedhje PD ka humbur nga mungesa e frymës pasi është shumë e vështirë që vota të blihet apo manipulohet në Tiranë.
Nga ana tjetër, z. Bojaxhi tha se e shikonte shqetësues faktin që kandidatë anonimë të PS-së kanë arritur që të marrin mbi 20 mijë vota.
“PD përveç në njësinë 8 ku ka fituar më shumë vota, PD nuk ka fituar në asnjë nga zonat e tjera brenda qytetit të Tiranës. Aty ku votat që merren me frymë, PD nuk arriti që të fitonte. Njerëz anonim që marrin 22 ijë vota më shqetëson. Unë nuk kam marrë 22 mijë vota kur kam kandiduar dhe nuk më pëlqen që këta njerëz kanë marrë 22 mijë vota por kjo nuk të jep të drejtën që të themi se i kanë vjedhur votat”, deklaroi ai.
Sipas z. Bojaxhiu PD e ka bazuar analizën për rezultatin e 25 prillit në shifra absolute për të fshehur rezultatin e dobët që ka arritur, që sipas tij në përqindje është i njëjti numër votash që ka marrë në 2013 kur u largua nga pushteti.
“PD po të heqim LSI, PD me aleatët e saj në 2009 ka marrë 47%. Në 2013 me aleatët ka marrë 40%. Në 2017 ka qenë gropë më e thellë. Në 2021, PD ka marrë po 40% të votave bashkë me aleatët. PD në 2021 ka marrë të njëjtën përqindje që kishte në 2013 kur ishte e ndëshkuar nga elektorati dhe humbi pushtetin”, deklaroi ai.
Por, Edmond Spaho, anëtar i kryesisë së PD ndërhyri duke thënë se shifrat në përqindje janë relative dhe sipas tij numri i votave për PD është rritur me mbi 80 mijë vota në një kohë kur në vend ka rënë numri i votuesve për shkak të emigracionit.
“Ka rënë numri i votuesve dhe votat tona janë rritur kjo është shumë domethënëse. Në 2013 ka pasur 300 mijë votues më shumë se sa në 2021. Në masë absolute kemi marrë 80 mijë vota më shumë se sa në 2013. Kjo tregon që rezultati i PD është rritur në kushte kur ka më pak votues”, deklaroi z. Spaho.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë