Gjermani-Francë kërkojnë ‘lëshime’ nga Kosova dhe Serbia, 5 ngjarje
- ‘Tregoni gatishmëri për vendime të vështira’, Scholz-Macron letër Kurtit

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kanë shkruar letër edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas asaj dërguar presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Në letrën e publikuar nga qeveria e Kosovës, dy liderët e rëndësishëm europianë i bëjnë me dije Kurti vendimin për të ngarkuar me punë këshilltarët e tyre të politikës së jashtme dhe sigurisë, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne në mbështetje Miroslav Lajčak në përpjekjet e tij për dialogu Kosovë-Serbi.
Kurtit i kërkohet që të jetë i gatshëm për vendime të vështira për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Lexoni me shume: ‘Tregoni gatishmëri për vendime të vështira’, Scholz-Macron letër Kurtit
- ‘Serbia të bëhet gati për një vendim të vështirë’, Macron-Scolz letër Vuçiçit
Serbia duhet të përgatitet për vendim të vështirë. Ky ishte mesazhi kryesor i liderëve të Gjermanisë dhe Francës, të cilët së bashku i dërguan një letër tepër të rëndësishme presidentit Aleksandar Vuçiç, lidhur me dialogun me Kosovën.
Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz theksojnë se normalizimi i plotë i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne po ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara janë të nevojshëm urgjentisht, si në planin praktik dhe politik”, thuhet në mesazhin e dy liderëve.
Lexoni me shume: ‘Serbia të bëhet gati për një vendim të vështirë’, Macron-Scolz letër Vuçiçit
- EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali
Një biznesmen shqiptar në Itali, i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familja dy ditë më parë, është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Viktima i identifikuar si Fatmir Ara, 43 vjeç është gjetur në një zonë fshati në San Carlo Canavese (Torino) i qëlluar me një armë zjarri tip pistoletë.
Lexoni me shume: EMRI| Gjendet i vrarë me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Itali
- Gjermani, 23-vjeçari nga Kosova vret me sëpatë një grua, vritet nga policia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Friedrichsfelde të Lichtenberg në Gjermani, të dielën.
Një 23-vjeçar nga Kosova ka vrarë me sëpatë një grua 27-vjeçare në një apartament në ‘Löëenberger Strasse’.
Policia ka ndërhyrë në momentin e krimit dhe e ka qëlloi atë për vdekje, ndërsa gruaja humbi jetën nga plagët e marra, shkruan Berliner Zeitung.
Lexoni me shume: Gjermani, 23-vjeçari nga Kosova vret me sëpatë një grua, vritet nga policia
- Shpërthim në një fabrikë peshku në Greqi, 2 viktima, njëri shqiptar
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e së dielës në një fermë peshku në Prevezë, në zonën e Kanallakit, pranë fshatit Khokhla, në Greqi.
Si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Lexoni me shume: Shpërthim në një fabrikë peshku në Greqi, 2 viktima, njëri shqiptar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta