Gjermania dhe Holanda, bazë taktike në Baltik për t’i bërë presion Rusisë
Komanda e përbashkët ushtarake gjermano-holandeze do të ngrejë një bazë taktike këtë vit në Baltik, për të komanduar forcat e NATO-s në krahun lindor dhe për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Komanda, e njohur me akronimin GNC1, do të ketë në muajt e ardhshëm një rol drejtues në këtë pjesë të Evropës dhe sidomos në Estoni dhe Letoni – ka deklaruar Ministria gjermane e Mbrojtjes.
GNC1 mund të mbështetet deri në 50 mijë trupa në rast nevoje dhe mes detyrave kryesore të saj janë planifikimi dhe zbatimi i stërvitjeve ushtarake, përgatitja për një konflikt të mundshëm dhe udhëheqje të trupave në rast lufte.
Komanda aktualisht e ka bazën kryesore në qytetin gjerman të Mynsterit dhe prej andej dërgon trupa në misionet e NATO-s.
Aktualisht, forcat e Aleancës në rajonin Baltik janë nën urdhrat e një komande ushtarake me seli në qytetin polak Szczecin dhe baza e re synon të rrisë kapacitetet e tyre dhe t’i bëjë ato në gjendje të reagojnë më shpejt.
Komanda GNC1 u krijua në vitin 1995. Gjermania dhe Holanda e udhëheqin atë me rotacion dhe aktualisht timonin e saj e ka Berlini, deri në fillim të 2028-s. Veç dy vendeve në fjalë, 14 shtete anëtare të NATO-s ofrojnë staf në selinë qendrore të saj.
Organizata e Atlantikut të Veriut nisi në janarin e vitit të kaluar programin “Shtegu Baltik”, me qëllim përforcimin e sigurisë dhe mbikëqyrjes së infrastrukturës nënujore, pas një seri aktesh sabotimi të verifikuara në rajon.
Le Pen: Do kandidoj për presidente në vitin 2027
Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s