Gjermania do t’i kthejë Nigerisë qindra artefakte të plaçkitura

1 Maj 2021 | 20:53

Thesare të plaçkitur nga Afrika dhe të shitura në muze të Europës janë kthyer në simbol të padrejtësisë koloniale.

Por tani, qindra statuja bronzi nga Benini në Forumin e Humboldt në Berlin, do të kthehen në Nigeri vitin e ardhshëm.

Kjo vjen pas një marrëveshjeje të arritur të enjten mes ekspertëve të muzeut dhe udhëheqësve politikë.

“Ne duam të çojmë sinjalin se duam të kontribuojmë për pajtimin, me mirëkuptim dhe në respekt të palës tjetër, gjithashtu përmes ekspozitave në Forumin e Humboldt-it. Por kjo kërkon mirëkuptim edhe për restaurimin e vërtetë të statujave”, tha ministrja gjermane për Kulturën, Monika Gruetters.

Skulpturat përdoreshin për dekorimin e pallateve mbretërore në mbretërinë e Beninit, mes shekujve të 16-të dhe 18-të.

Në vitin 1897, trupat ushtarake britanike pushtuan Nigerinë dhe plaçkitën mijëra artefakte.  Më shumë se një mijë statuja bronzi janë ekspozuar në muze të ndryshme gjermane.

Nigeria planifikon të ndërtojë një muze me vlerë 3.4 milionë euro për të ekspozuar statujat e kthyera – një projekt ku do të marrë pjesë muzeu britanik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026