Gjermania kritikon Erdoganin për daljen në foto me Putin dhe liderin e Iranit
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Burbock ka kritikuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për daljen e tij në foto me homologun rus, Vladimir Putin dhe atë të Iranit, Ebrahim Raisi.
Burbock u shpreh se fotoja e realizuar në Teheran, është e pakuptimtë, pasi Turqia po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë, shkruan ZDF.
Sipas saj, fakti që presidenti turk është në këtë foto, përbën një sfidë.
“Foto tregon gjithashtu se sa e rëndësishme është që ne të qëndrojmë së bashku me partnerët e vlerave, të cilët jo vetëm që besojnë në rregullat ndërkombëtare, por qëndrojnë në mbrojtje të tyre”, theksoi ajo.
Putin vizitoi në Iranin të martën, udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
Ai u takua me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe atë turk Rexhep Tajip Erdogan.
Në fokus të bisedimeve ishin çështje të ndryshme, që nga lufta në Siri deri tek konflikti në Ukrainë dhe propozimi i mbështetur nga OKB për rifillimin e eksporteve të grurit ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)