Gjermania kryen bastisje në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit

23 Nëntor 2023 | 10:12

Më shumë se 300 policë morën pjesë në bastisjet që u zhvilluan në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, mëngjesin së enjtes në Gjermani.

Bastisjet janë zhvilluar në 15 prona, 11 prej të cilave ndodhen në kryeqytetin Berlin, njoftoi Ministria e Brendshme gjermane.

Masat u urdhëruan nga gjykatat për të zbatuar ndalimet dhe për të sqaruar më tej strukturat e këtyre grupeve të ndaluara, tha ministria.

“Ne po vazhdojmë aksionin tonë kundër islamistëve radikalë,” tha ministrja Nancy Faeser.

Sipas autoriteteve gjermane, bastisjet janë zhvilluar në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të grupit radikal palestinez dhe organizatave që janë të ndaluara në vend. Më 2 nëntor, Gjermania ndaloi Samidoun dhe vendosi masa të mëtejshme për të zhdukur mbështetjen për grupin ekstremist palestinez Hamas.

“Duke ndaluar Hamasin dhe Samidoun në Gjermani, ne kemi dërguar një sinjal të qartë se nuk do të tolerojmë asnjë lavdërim apo mbështetje të terrorit barbar të Hamasit kundër Izraelit”, tha në atë kohë ministrja e Brendshme, Nancy Faeser.

“Samidoun, si një rrjet ndërkombëtar, përhap propagandë anti-izraelite dhe anti-hebraike nën maskën e të qenit një ‘organizatë solidariteti’ për të burgosurit në vende të ndryshme,” tha ajo.

Sipas ndalimit, pasuritë e grupeve mund të konfiskohen, si dhe është joligjore çdo prani në internet ose aktivitete në media sociale nga këto grupe.

Kushdo që vazhdon të jetë aktiv për organizatat është duke kryer një vepër penale, tha ministria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026