Gjermania legalizon kanabisin, qytetarët mund ta kultivojnë në shtëpi

30 Mars 2024 | 15:49

Nga 1 prill i këtij viti në Gjermani, do të jetë e ligjshme mbajtja e deri në 25 gramë kanabis të tharë për përdorim personal si dhe kultivimi i bimës në shtëpi.

Qytetarët do të mund të kultivojnë deri në tre bimë dhe të kenë në banesat e tyre deri në 50 gramë kanabis të tharë.

Një dozë mesatare është vlerësuar në 0,3 gramë për cigare dhe sasia prej 25 gramë i lejon përdoruesit të mbajnë rreth 80 cigare,  në një rreze prej 100 metrash larg shkollave, kopshteve, këndeve të lojërave dhe objekteve sportive publik

Po ashtu ndalohet plotësisht edhe përdorimi në rrugët e këmbësorëve nga ora 7:00 deri në orën 20:00.

Është parashikuar që duke filluar nga 1 korriku kjo substancë mund të merret legalisht përmes “klubeve të kanabisit”. Numri i anëtarëve të tyre do të jetë i kufizuar në 500 dhe klubet do të mund të shpërndajnë maksimumi 50 gramë në muaj për anëtar.

Të rriturit nën moshën 21 vjeç do të kenë të drejtën e 30 gramë kanabis, përmbajtja e THC e të cilit, një nga molekulat kryesore psikoaktive, nuk duhet të kalojë 10%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026