Gjermania merr masa për uljen e kostos së jetesës, nafta nën 2 euro
Qeveria e Gjermanisë ka marrë disa masa lehtësuese për qytetarët për të luftuar rritjen e kostos së jetesës.
Për tre muajt e ardhshëm, gjermanët do të udhëtojnë brenda vendit me transport publik për vetëm 9 euro në muaj.
Këtu përfshihen të gjithë trenat, autobusët dhe metrotë.
Ulja e çmimit ka si synim gjithashtu mospërdorimin e automjeteve private.
Nga ana tjetër, taksat për karburantin është ulur me 30%, duke bërë që çmimi i naftës të shkojë nën 2 euro për një litër.
Ministri i Transportit, Volker Wissing thotë se vendimi është një mundësi e jashtëzakonshme dhe deri tani janë shitur 7 milionë bileta (abone).
Gjermania ashtu si shumë vende të tjera është goditur nga rritja e çmimit të energjisë, ku inflacioni arriti 7.9% muajin e kaluar.
Kancelari, Olaf Scholz gjatë fjalës në parlament të mbajtur të mërkurën tha se shkak ishte pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Përveç kësaj, qeveria gjermane po diskuton edhe masa të tjera përfshirë 300 euro zbritje në koston e energjisë gjatë dimrit.
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet