Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën

15 Korrik 2024 | 11:20

Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser.

Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të cilat përfundojnë më 11 gusht, tha ajo.

Komisioni Evropian do të njoftohet së shpejti, po ashtu, shkruan REL.

Në anën tjetër, kontrollet e vendosura përgjatë kufijve me Danimarkën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, të vendosura gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, do të hiqen të premten.

Kontrollet kufitare vazhdojnë të mbeten në fuqi përgjatë kufijve të Gjermanisë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, me qëllim luftimin e migrimit të parregullt dhe trafikimit të njerëzve.

Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Schengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026