Gjeti gjarprin helmues në këpucën e të bijës, gruaja: Për pak e preka me fytyrë
Kym Beechey, nga Jilliby, Uellsi i Ri Jugor,ka përjetuar momente tmerri ndërsa zbuloi një gjarpër helmues, me kurriz të zi e bark të kuq, të fshehur në këpucët e të bijës.
Ajo ka treguar se kishte shkuar për të marrë një kuti që kishte lënë jashtë, e ndërsa ishte përkulur ishte gjendur përballe me gjarprin.
“Edhe pse ishte futur në këpucë, fytyra ime u rrezikua më shumë. Në fakt ai ishte futur në këpucët e sime bije. Ajo është e lumtur që e gjeta unë dhe jo ajo”,-tha gruaja, e cila më tej ka thënë se ky nuk është rasti i parë që gjen një gjarpër të tillë, ajo ka parë të tillë edhe brenda në dhomën e gjumit.
Kafshimi i gjarprit të zi me bark të kuq karakterizohet nga dhimbje të forta duke shkaktuar ënjtje, gjakderdhje të zgjatur dhe nekrozë të lokalizuar ose vdekje të lëkurës, ndonjëherë duke çuar në amputim.
Helmi i gjarprit të zi me barkun e kuq përmban neurotoksina, miotoksina dhe koagulantë dhe ka veti hemolitike.
Simptomat e tij përfshijnë marramëndje, të vjella, dhimbje koke, dhimbje barku, diarre ose djersitje të tepërt.
LEXONI GJITHASHTU:
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz