Pas 25 viteve ndalim, produktet kozmetike testohen sërish te kafshët
Qeveria britanike ka lejuar që produktet kozmetike të testohen te kafshët, ndërkohë që kjo gjë ka qenë e ndaluar që prej 25 vitesh. Aktivistët e të drejtave të kafshëve reaguan menjëherë, por Gjykata e Lartë tha se qeveria po vepron në mënyrë të ligjshme.
Testimi i grimit ose përbërësit e tij, te kafshët ishte ndaluar plotësisht në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 1998. Testimi ishte lejuar vetëm nëse përfitimet e fituara nga hulumtimi tejkalonin çdo vuajtje të kafshëve, për shembull për ilaçet.
Por në vitin 2020 Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA), një agjenci e BE-së e cila mbikëqyr rregullimin e kimikateve, vendosi që kompanitë duhej të testonin disa përbërës të përdorur në kozmetikë tek kafshët për t’u siguruar që ata ishin të sigurt për punëtorët që prodhonin përbërësit.
Gjatë rastit u zbulua se që nga viti 2019 qeveria kishte lëshuar licenca për testimin e kafshëve të përbërësve kozmetikë në përputhje me rregullat kimike të BE-së, të cilat i mbajti pavarësisht largimit nga BE në 2020.
Christopher Davis, drejtor i aktivizmit dhe qëndrueshmërisë në Body Shop tha se ata do të kundërshtojnë fuqishëm këto ndryshime.
“Leja e testimit të kozmetikës te kafshët do të ishte një goditje shkatërruese për miliona njerëz që kanë mbështetur fushatat për t’i dhënë fund kësaj praktike të tmerrshme,” tha ai për BBC pas vendimit.
Përbërësit që mund të testohen te kafshët përfshijnë homosalate, një përbërës i zakonshëm i kremit të diellit që përdoret tashmë në shumë fondatinë dhe produkte për kujdesin e lëkurës.
Në doza të ulëta homosalati është i sigurt, por në përqendrime më të larta, provat për ndikimin e tij në sistemin imunitar të njeriut janë të paqarta.
LEXONI GJITHASHTU:
Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion