Gjirokastër, përmbytjet dhe erozioni dëmtojnë tokat bujqësore

22 Shkurt 2026 | 12:05

Reshjet intensive të dimrit dhe erozioni po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas specialistëve të bujqësisë si shkak i reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve dhe përrenjve janë dëmtuar rreth 100 ha sipërfaqe bujqësore duke përfshirë edhe tokat e mbjella me kulturat e stinës.

“Periudha e gjatë me reshje intensive ka shkaktuar mjaft problematika në bujqësi, përgjithësisht dëmi më i madh, ai që mbetet  është dëmtimi i tokës bujqësore  në disa zona nga lumenjtë  Drino, Lumi i Kardhiqit,  por edhe përrenj të tillë siç është  përroi i Nimicës  apo në disa zona të tjera periferike si në Zhulat, Derviçan pra  janë evidentuar dëme të konsiderueshme, gjithashtu dëmtime ka pasur edhe në kulturat bujqësore  të mbjella, të cilat do të pasqyrohen edhe në prodhimet e këtij viti”, thotw Balil Bineri, specialist i bujqësisë.

Problematike për fermerët është humbja e tokës si shkak i vërshimit të lumenjve Drino dhe Vjosë. Çdo vit regjistrohen sipërfaqe të konsiderueshme të tokës bujqësore që dëmtohen si shkak i gërryerjes nga lumenjtë dhe depozitimit të inerteve.

“Humbje të tokës bujqësore nga lumi  Drino në zonën e Mashkullorës, në dy tre pika, dëmtime të tokës bujqësore në fushën e Plesatit pranë  Urës së Kardhiqit nga lumi i Kardhiqit, dua të theksoj faktin se këto janë toka fushore dhe mjaft  pjellore kështu që dëmtimi i tyre është me mjaft pasoja, që duhet vlerësuar”, shprehet Bineri.

Ekspertët e bujqësisë apelojnë për zbatimin e investimeve të cilat do të parandalojnë përmbytjet dhe erozionin e tokës duke mbështetur fermerët dhe prodhimin bujqësor vendas

Bujqësia dhe agro-përpunimi cilësohen  ndër sektorët e rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale në Qarkun e Gjirokastrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026

Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar

Emisioni “Njerëzit e Fshatit” në Euronews Albania, me gazetarin Xhensil Shkëmbi, udhëtoi këtë javë në Fravesh, Pashkashesh dhe Kllojkë, tre fshatra të qarkut të Tiranës...
17:17 | 28/06/2026