“Gjithçka ndodhi pa arsye”, 70-vjeçari denoncon dhunën: Autori është problematik

26 Nëntor 2025 | 17:11

Një 70-vjeçar denoncon se është dhunuar në ambientet e lokalit të tij në Llakatund të Vlorës.

Bëhet fjalë për Niko Hoxhën, i cili tregon se ngjarja ndodhi të martën gjatë mbrëmjes, në momentet e një feste brenda lokalit.

Sipas tij, autori, 40-vjeçari Sh.D., hyri në lokal dhe fillimisht goditi këngëtarin ndërsa më pas sulmoi vetë Hoxhën.

70-vjeçari thekson se gjithçka ndodhi pa asnjë arsye dhe se nuk ka pasur konflikte të mëparshme me autorin apo me shtetas të tjerë.

Hoxha shton se autori është person problematik dhe i njohur si i tillë në zonë, duke i bërë thirrje policisë që të hetojë më tej dhe të marrë masa ndaj tij.

Ai thekson se nuk kërkon asgjë tjetër, përveç që ngjarja të trajtohet nga drejtësia dhe të mos preken persona të tjerë apo familjarë.

Ngjarja u regjistrua të martën në ambientet e lokalit, ku Hoxha u godit në fytyrë dhe këmbë ndërkohë, ndaj 40-vjeçarit Sh.D. ka nisur procedimi penal nga Prokuroria e Vlorës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026