“Gjithçka për luftën vendoset të shtunën në Islamabad”, Gaba zbulon negociatorët nga SHBA dhe Irani

8 Prill 2026 | 21:54

Analisti, Gentian Gaba i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me marrëveshjen dy javore të arritur mes Iranit dhe SHBA-së.

Ai theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar edhe më parë se objektivi i tyre është që Irani s’duhet të ketë armë bërthamore dhe të dorëzojë ato 460 kg që përbëjnë një masë të efektshme për të ndërtuar një të tillë.

Sipas tij kjo marrëveshje do të thotë një pushim por shtoi se mund të ketë një rikthim në luftë pas një periudhe. Gaba tha se do të jetë i rëndësishëm takimi i së shtunës në Islambad.

“Ajo që është më interesante është dita e shtunë dhe aty do të kemi një takim në Islamabad. Një burim shumë i mirë informuar pranë Shtëpisë së Bardhë deklaron që takimi do të mbahet të shtunën në Islamabad mes Vance ndoshta të shoqëruar edhe nga Wittkof dhe Kushner me kryetarin e dhomës së parlamentit iranian Ghalibaf.

Aty do të kuptojmë në qoftë se objektivat ushtarake arritura në terren nga Shtetet e Bashkuara duke qenë se janë fuqia më e madhe ushtarake në tokë kanë kapacitet realisht ta demilitarizojnë në një farë mënyre Iranin.

Kanë arritur jo vetëm të asgjësojnë flotën, detare, kapacitetet ajërore, një pjesë të industrisë ushtarake, por kanë kanë arritur që ta sjellin në tryezë dhe sjellja në tryezë është përcaktuese pastaj për të parë se si do të vijojnë në vazhdim.

Por ndërkohë për sa i përket luftës në vetvete duhet të kujtojmë diçka që kemi dy grupe goditëse pra luftanijen Ford dhe Lincoln në rajon dhe paçka se po flitet për paqe ndërkohë po vjen një grup i tretë goditës që është luftania George W Bush.

Vjen për një javë, aty ndodhet bashkë edhe anija amfibe me 2005 marinës operativ dhe 5.000 personal në përgjithësi që është e gatshme “Tripoli”. Ata po bëjnë gati edhe forcën deterente pra forcën parandaluese që në qoftë se nuk zbatohen ato pika”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën

Masat e reja për të financuar ushtarakisht Ukrainën, përmes një kredie prej 90 miliardë eurosh, pritet të shpallen nga Presidentja e Komisionit Ursula von der...
10:41 | 15/07/2026