Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën “arrest me burg” për Gentian Malindin.
46-vjeçari u vu në pranga dy ditë më parë, pasi u lokalizua se po lëvizte me automjetin e tij në afërsi të Urës së Gjolës, në Vorë.
Ai ishte në kërkim që prej vitit 2019 pasi dyshohet se është porositësi i 137 kg kokaine nga Ekuadori, sasi droge që u kap në Portin e Durrësit.
Kokaina u pikas nga policia greke, të cilat bënë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut.
Më pas, u mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
Gjatë arrestimit, Policia i gjeti Malindit 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekskluzive | Arrestohet Gentian Malindi, akuzohet se porositi 137 kg kokainë
- ‘Dokumenta të falsifikuara dhe sasi parash’, detaje nga arrestimi i Gentian Malindit