GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për “Sterilizimin”, mbetet në burg ish-zv.ministri
GJKKO ka rrezuar kërkesën për zbutjen e masave të sigurisë për dosjen e sterilizimit, duke lënë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit.
Kështu masa e sigurisë arrest me burg do të vijojë për Klodian Rrjepaj ish-zv ministër i Shëndetësisë dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të arrestuar për koncesionin e sterilizimit.
Ish-ministri, biznesmeni u arrestuan mesin e gushtit të këtij viti, ku bashkë me ata për ketë koncesion u vunë nën akuzë u vunë edhe 6 zyrtarë të tjerë, ku edhe për ata masat u lanë në fuqi.
Masat e lëna në fuqi janë: arrest me burg për Klodian Rjepaj , Ilir Rapaj; arrest shtëpie për Marsela Serjani, Saimir Kadiu; dhe detyrim paraqitje për Arben Gjata, Genc Burazerin.
Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish-ministrit me biznesmenin, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale. Sipas SPAK ish-zëvendësministri dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994. Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës.
Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë. Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit. SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku.
Konkretisht Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 Prill 2016. Në 24 Nëntor të po të njëjtit vit Rrapaj dhe Rjepja dalë nga Shqipëria dhe kanë shkuar në Peruxhia. Një tjetër provë që rendit SPAK është se nga këqyrja e faqes së ministrisë rezulton se më datë 15 Qershor 2014 është bërë postim nga takimet e kryera nga Ministri i Shëndetësisë Beqja dhe Ilir Rrapajt.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta