Gjoba për rekurset|Dhoma e Avokatisë: Kreu i Gjykatës së Lartë po cënon parimet bazë

18 Janar 2024 | 21:16

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka reaguar pak ditë pasi kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha se duhet të vendosen gjoba ndaj avokatëve që bëjnë rekurs në këtë gjykatë të vendimeve gjyqësore, për disa raste që gjykata i konsideron abuzive.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka theksuar se me këtë qëndrim cënohen hapur të drejtat themelore dhe shtoi se kjo është një praktikë unikale dhe e paprecedentë.

Në njoftim gjithashtu thuhet se të fajësosh rekurset e bëra qofshin këto dhe të pabazuara nga avokatët, për shkak të vonesave në gjykim dhe stokut të krijuar, është një qëndrim jokorrekt.

Reagimi:

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë me keqardhje e shqetësim, bën me dije qëndrimin e saj në përgjigje të prezantimit bërë ditët e fundit të vitit 2023 nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, për instalimin e një praktike unikale të paprecedent në asnjë nga praktikat gjyqësore botërore. Praktikë sipas së cilës kërkohet të gjobiten Rekursbërësit (Avokatë private, Avokatët e Shtetit e Prokurorë), në të gjitha ato raste kur gjykata i konsideron ato abuzive. Kjo, sipas Tij, përbën shkak për vonesat në gjykim e për rrjedhojë edhe të stokut të dosjeve në pritje për gjykim të krijuara në vite.

Të fajësosh rekurset e bëra qofshin këto dhe të pabazuara nga avokatët, për shkak të vonesave në gjykim, e për rrjedhojë edhe të stokut të krijuar, është një qëndrim jokorrekt, i pavërtetë dhe jo transparent. Me këtë deklarim e qëndrim, cenohen hapur të drejtat themelore:

Së pari, cenohet e drejta e çdo individi për t’ju drejtuar Gjykatave të çdo niveli, përfshirë këtu Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, për të kërkuar një të drejtë në çdo kohë dhe në mënyrën që e vlerëson Ai.

Së dyti, cënohet e drejta e Avokatit për të ushtruar pa kufizim realizimin e mbrojtjes së interesave Ligjore të subjektit që përfaqëson.

Për këdo është e qartë se Avokati përfaqëson, shpreh e mbron interesat e klientit bazuar në

vullnetin e shprehur prej Tij, për rrjedhojë çdo ankim, apel apo rekurs, në çdo rast është shprehje ekskluzive e vullnetit të subjektit, qoftë person fizik apo juridik.

Me këtë adresim të pavërtetë të vonesave në gjykim dhe stokut të krijuar nga rekurset qoftë edhe abuzive, Ju morët përsipër justifikimin dhe mosevidentimin e shkaqeve të vërteta të situatës së krijuar në gjyqsorin shqiptar duke bërë pjesë të shkaqeve edhe veprimtarine e Avokatëve. Ju duhet të ishit transparent dhe me kurajo të evidentonit shkaqet e vërteta të vonesave në gjykim dhe stokut të krijuar.

Problematikat në gjyqsor jane komplekse te ardhura si rezultat i mosparashikimeve e mosmenaxhimit të problemeve që pas solli zbatimi i reformës në drejtësi.

Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë është sa e vetëdijshme aq edhe kurajoze për praninë e Avokatëve që abuzojnë me të drejtën e mbrojtjes dhe me mangësi profesionale dhe etike, për të cilat Dhoma në vazhdimësi ka mbajtur e mban qëndrim procedues si dhe po në vazhdimësi kujdeset për trajnimin profesional të Avokatëve. Kurrsesi nuk pranon konkluzionin se Avokatët janë shkaktarë të situatës së krijuar dhe aq më tepër të pranojnë të penalizohen për rekurset e mospranuara te ushtruara para Gjykatës së Lartë.

Reforma në drejtësi ishte një proces i domosdoshëm dhe jetik për shoqërinë shqiptare, e për rrjedhojë u përkrah që në fillesat e saj nga Komuniteti i Avokatëve. Është fakt se reforma në drejtësi u diktua nga problemet e shumta të krijuara në vite, veçanërisht të korrupsionit që kishte mbërthyer organet e drejtësisë dhe ato të akuzës. Është aksiom, që korrupsioni fillon e mbaron atje ku jepet drejtësia dhe asnjëherë atje ku kërkohet drejtësi dhe mbrohen interesat e ligjshme të palëve në proçeset gjyqësore.

Kjo, nuk është orvatja e parë dhe e vetme. Kohët e fundit në hallkat e gjyqësorit me keqardhje konstatohet cënimi dhe kufizimi i aksesit të individit në drejtësi e për rrjedhojë edhe ai i ushtrimit të profesionit të Avokatit në gjykimin e proçeseve penale, civile apo administrative.

Nder to veçojmë praktikën e gjykimit në Dhomë Këshillimi pa pjesëmarrjen e avokateve dhe palëve ne proces, praktikë ne te cilen nga një gjykim i veçantë është kthyer në gjykim të zakonshëm.

Kjo praktikë është në kundërshtim me Konventat ndërkombëtare, me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si dhe me dispozitat proceduriale penale, civile e administrative lidhur me berrjen e një procesi te drejte ligjor, ku barazia e palëve dhe dëgjimi i tyre drejtpërdrejtë nga Gjykata janë parime gjykimi baze për marrjen e një vendimi të drejtë bazuar në ligj e prova.

Praktika të tilla janë në vazhdën e qëndrimeve të përshkallëzuar që i janë bërë në vite ushtrimit të profesionit të avokatit, duke filluar nga ngushtimi i hapësirës se mbrojtjes deri ne pamundesine e efektivitetit te saj. Keto realitete jane nje kthim prapa ne histori, te cilat sa vjen e bejne me te veshtire rolin e avokatit në proçesin e dhënies së drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026