English

Gjobiten dhjetëra këmbësorë, Baka: Janë vendosur rreth 60 gjoba

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këmbësorët vijojnë të jenë ende të pabindur ndaj respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

- Advertisement -

Policia Rrugore e Tiranës pëmes kontrolleve të ushtruara në zona të ndryshme të kryeqyteti ka gjobitur dhjetëra këmbësorë.

Specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka, ka thënë se janë vendosur rreth 60 gjoba ndaj këmbësorëve, ku më të pakujdesshmit sipas tij janë të moshuarit.

“Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia rrugore ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë lekë”, ka thënë Gerhard Baka, specialist i trafikut urban.

Siç shihet edhe përmes pamjeve, qytetarët edhe pse rrezikojnë jetën nuk respektojnë semaforin dhe vizat e bardha.

Mosrespektimi nga ana e këmbësorëve ka çuar në aksidente që kanë qenë fatale për jetën e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?