Gjokoviç s’e tërheq deklaratën provokuese: Më e pakta që mund të bëja për Kosovën

30 Maj 2023 | 16:15

Tenisti serb, Novak Gjokoviç, nuk tërhiqet nga mesazhi provokues që dha ditën e djeshme gjatë French Open, ku në kulmin e tensioneve në Veri tha se ”Kosova është zemra e Serbisë”.

Gjatë një konference për media të dhënë këtë të martë Gjokoviç vijoi provokimet duke thënë se deklarata e djeshme “është më e pakta që mund të bëjë për Kosovën”.

“Ndjejë përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë jap mbështetjen time”, tha Gjokovic.

Deklarata e tenistit serb u dënua nga Komiteti Olimpik dhe Federata e Tenisit të Kosovës.

”Komentet e bëra nga Novak Gjokoviq në fund të Roland Garros ndeshjen kundër Aleksandar Kovaçeviqit, deklaratat e tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, dhe postimi i tij në Instagram paraqesin një sërë aktesh thellë për keqardhje”, deklaroi Federata e tenisit të Kosovës.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj. Gazetari i...
12:52 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026