Gjon Mili, muzeu i fotografit me famë botërore në shtëpinë rumune të Korçës
Një ndër veçantitë e Korçës, që e njohim edhe si Parisi i vogël, është arkitektura e veçantë dhe shija e ndërtimeve që kanë ndjekur hapat e qyteteve europiane që nga fillimi i shekullit të 18.
“Në fillim të shekullit të 18 shumë qytete europiane kanë zbatuar këtë sistem si më të mirin dhe më dinjitozin për ndërtime të cilat i përshtateshin kohës dhe kërkesave të familjeve korçare. Këto ndërtime në fakt kanë një lloj specifike ndryshe nga çdo qytet tjetër, pra ka pasur një lloj konkurrence midis qytetarëve të Korçës për të pasur banesa më interesante, me stil sa më unik dhe kur është bërë dhe shkëputja nga banesat tipike karakteristike qytetare, kalojmë te sistemi i ri i banesës, pra me një hekel të dalë dhe me një tipologji tjetër ndërtimi, me gur, me materiale më solide dhe me element të plastikës shumë interesante që e bëjnë Korçën një galeri shumë të madhe arti dhe shume unike në llojin e vet,” – tha Gjergji Koki, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.
Arkitekturë të veçantë dhe galeri arti konsiderohet edhe Pazari i Vjetër i Korçës, i cili me rivitalizimin e tij në 2016 pret me mijëra turistë, vendas e të huaj.
“Pazari i Korçës i cili është ndërtuar në shekullin e 17, ka qenë gati tre herë më i madh se ai që kemi sot, mendohet të ketë qenë deri në afërsi të bibliotekës së sotme të qytetit, pra sipas kodikëve të kohës i ndante lumi i Korçës në mes, por djegia e tre zjarreve të cilat kanë rënë në mënyrë të herë pas hershme dhe njihen në kronikat dhe kodikët e Korçës dhe Salosforit, dokumentojne djegien e Pazarit. Në fakt kur është rindërtuar sërish në shekullin e 19, janë marrë dhe huazuar elementë shumë interesantë sa i përket anës së arkitekturës pasi tregtarët e Korçës kanë qenë akondë dhe persona që kishin marrëdhënie shumë të ngushta tregtare me kryeqendrat europiane të trashëgimisë dhe të tregtisë, si Venecia e asaj kohe, Manastiri i sotëm ose Bitola, pjesa e Austrisë dhe gjithë ky ndikim është influencuar në dyqanet e Korçës,” – tha Koki.
Një tjetër ndërtesë e rëndësishme e këtij qyteti, përmes së cilës Korça identifikohet është dhe Katedralja “Ringjallja e Krishtit”, me një arkitekturë e stilit bizantin e me mijëra ikona të besimit të krishterë ortodoks.
“Kjo kishë ka filluar hedhjen e themeleve në vitin 1994 dhe ka vazhduar për katër vite. Në vitin 1998 u krye shërbesa e parë në katin poshtë dhe njëkohësisht punimet vazhdonin në katin lart. Siç e shikoni edhe vetë ajo është një kishë modern, shumë e madhe, e pajisur nga të gjithë pikëpamjet siç e theksova dhe më lart dhe në të mund të marrin pjesë më shumë se 300 veta. Ka një madhësi prej 44 metra e gjatë dhe 30 metra e gjerë dhe ka kushtuar në ato kohë rreth 3 milion dollarë, shumë për atë kohë dhe është një krenari e qytetit, jo vetëm për besimtarët, jo vetëm për brezat, por edhe për ata që do të vijnë do të kenë mundësi të shijojnë këtë besim dhe këto bukuri që i ka dhuruar Zoti qytetit tonë njëkohësisht edhe besimtarëve tanë,” – u shpreh At Ilia Kotnona.
Në pedonalen e Korçës ndodhet shtëpia e quajtur “Shtëpia Rumune”. Aty është vendosur një nga muzetë më të veçantë për përmbajtjen e tij, muzeu i dedikuar fotografit të famshëm me origjinë shqiptare, Gjon Mili.
Kristi Ktona, përgjegjësi i ketij muzeu tregon për Euronews Albania se muzeu fillimisht nuk lindi në këto ambiente dhe pas përpjekjeve të njëpasnjëshme u arrit të sigurohej ky vend ku muzeu ndodhet sot.
“Ështe vendosur në një pozicion shumë të rëndësishëm, në shtëpinë rumune. Në fakt shtëpia rumune e vetmja lidhje që ka me Gjon Milin është se Gjon Mili ka kaluar një pjesë të jetës në Bukuresht, ka përfunduar gjimnazin. Më pas ai emigron në Amerikë, në Boston, madje në Boston bëhet dhe pjesë e Vatrës sepse njihet me Faik Konicën dhe ndikohet nga Konica dhe fillon të studiojë në Institutin e Teknologjisë së Masacusets për inxhiner elektrik dhe këtu nis gjithçka për Gjon Milin, sepse profesori i tij Harold Edgerton shpiken blitzin stroposkopik. Ështe një blitz qe shkrep deri në 100.000 herë në një sekondë kështu që Gjon Mili kërkon modifikime profesorit dhe e përdor për herë të parë me aparat fotografik për të fotografuar gjithçka që lëvizte,” – u shpreh Kristi Ktona.
Teknika e veçantë e bëri të njohur ndërkombëtarisht Gjon Milin aq sa revista ‘Life’ më e njohura në atë kohe e punësoi. Angazhimi në këtë revistë i jep mundësinë Gjon Milit për të fotografuar njerëzit më të famshëm të shekullit, nga Anjshtanji deri te Merlin Monroe.
“Pikaso, Dali, Edit Piaf, Sofia Loren, Grace Kelly, Alfred Hitchcock, Adolf Eichmann, ka qene një nga fotografet kryesore te “Watergate” të skandalit te Niksonit e keshtu me rradhe,” – u shpreh Ktona.
Për të sjellë në shtëpinë rumune në Korçë fotografitë e Gjon Milit ka qenë një punë e vështirë, pasi këto fotografi janë kryesisht te ekspozuara vetëm jashtë shtetit dhe në pak vende.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta