Gjuetia sport i ndaluar, kafshët e shpendët mbrohen me ligj edhe për 5 vite

6 Qershor 2022 | 14:21

Tradita e gjuetisë po humb në vendin tonë, pasi qeveria do ta ndalojë atë edhe për 5 vitet e ardhshme. Me ligjin e ri, synohet që të mbrohet dhe të shtohet popullata e shpendëve dhe kafshëve të egra në habitatet tona.

Gjahtarët nuk mund t’i përdorin armët e tyre të gjuetisë deri në vitin 2027. Qeveria do të ndalojë gjuetinë edhe për 5 vite  të tjera për të mbrojtur kafshët dhe shpendët e egër. Ligji po diskutohet në kuvend sot, pasi ka kaluar fazën e konsultimeve me shoqatat e gjuetarëve dhe grupet që kanë interes në këtë fushë.

Moraturiumi i parë i vitit 2014, tregoi se vitet e para nuk dhanë rezultat të dukshëm në shtimin e faunës së egër, por zgjatja e viteve të ndalimit solli të dhëna domethënëse, kryesisht në shtimin e shpendëve të egër.

Ministria e Mjedisit thotë se në vitin 2016 në censusin e zhvilluar janë numëruar 60 mijë shpendë të egër në habitate, ndërsa në vitin 2021 ishin rreth 140.

Moratoriumi rrezikon të shuajë traditën për sportin e parapëlqyer të gjuetarëve, edhe pse për zv/ministren Xhembulla ai është ushtruar në mënyrë ilegale.

Gjobat në lekë për gjuetinë e paligjshme variojnë ndërmjet 80 mijë deri në 1 milionë lekë, por nuk përjashtohet edhe mundësia për konfiskimin e armës së gjahut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026